Franca e nis me fitore në Olimpiadë, mposht Amerikën - NACIONALE

Franca e nis me fitore në Olimpiadë, mposht Amerikën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore komode në xhiron hapëse të Lojërave Olimpike, duke triumfuar ndaj Amerikës.

Nën urdhrat e Thierry Henrys, “Gjelat” triumfuan me rezultat bindës 3:0.

Franca ishte më kërkuese nga fillimi, duke qenë më dominuese dhe pasur disa raste të mira shënimi, siç ishte me Jean-Philippe Mateta, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Amerika ndërkohë rrezikoi vetëm një herë përmes Aaronson, i cili ishte afër ta shokonte Francën por Restes bëri një pritje mahnitëse.

Alexandre Lacazette realizoi një supergol nga distanca për ta zhbllokuar rezultatin dhe kaluar Francën në epërsi (61’).

Pas kësaj, ishte Michael Olise që dyfishoi epërsinë nga afërsia pas një asistimi të Lacazettes (69’).

Fitoren e vulosi Loic Bade krejt në fund duke e finalizuar për mrekulli një tjetër aksion të bukur (85’).

Kësisoj, Franca bëhet lider në grupin A, me tre pikë, aq sa ka Zelanda e Re, ndërsa ka nevojë vetëm edhe për një pikë që të sigurojë kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Lajme të ngjashme