FOTO/ Ronaldo reagon keq pasi u la jashtë top 10 futbollistëve më të mirë për vitin 2023 - NACIONALE

FOTO/ Ronaldo reagon keq pasi u la jashtë top 10 futbollistëve më të mirë për vitin 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u duk qartazi se ka mbetur i zhgënjyer pasi u la jashtë listës së top 10 futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2023, pasi reagoi me një koment me disa emoji duke qeshur.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) publikoi renditjen e saj vjetore të 10 lojtarëve më të mirë në planet këtë javë, por nuk kishte vend për Ronaldon. Erling Haaland zuri vendin e parë, me Kylian Mbappe i dyti dhe Lionel Messi i treti. Lojtari i vetëm portugez që hyri në top 10 ishte Bernardo Silva i teti.

Cristiano Ronaldo Al-Ittihad 2023

Media portugeze A Bola ka publikuar renditjen në Instagram dhe Ronaldo ka reaguar duke komentuar me disa emoji për të qeshur me renditjen.

May be an image of 3 people, people playing football and text that says 'abolapt MELHORES DE MELHORESD203 2023 RANKING IFFHS 1HALAND HAALAND 2° MBAPPÉ 3° MESSI cristiano 4h by author 574 likes Reply View 12 previous replies 7° ΚΑΝΕ 8° SILVA BERNARDO 9° VINIJR'

Ronaldo e ka kaluar të gjithë vitin duke luajtur në Ligën Pro Saudite me Al Nassr, kështu që ndoshta nuk është për t'u habitur që ai ka rënë nga top 10. Thënë kështu, ai do ta përfundojë vitin 2023 si lojtari me më së shumti gola të shënuar, duke çuar topin në rrjetë plot 53 herë për klubin dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Cristiano Ronaldo Al Nassr

38-vjeçari është padyshim pak i shqetësuar për mospërfilljen e tij, por me shumë gjasë ai do të jetë gati të heshtë dyshuesit e tij kur Al Nassr të përballet me Al Taawoun të shtunën, duke parë formën e lartë të tij në ndeshjet e para të sezonit.

Lajme të ngjashme