Formula 1: Sergio Perez triumfon në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Verstappen përfundon i dyti - NACIONALE

Formula 1: Sergio Perez triumfon në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Verstappen përfundon i dyti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Perez bëri një garë të përsosur i ndihmuar edhe nga makina e sigurisë për të mposhtur në fund shokun e ekipit nga Red Bull, Max Verstappen, kështu duke fituar çmimin e madh të Azerbajxhanit.

Perez dhe Verstappen bën një betejë të gjatë, me meksikanin që kaloi para, duke pasur mundësinë të kursente kohën me ndalimin nën makinën e sigurisë.

F1 Azerbaijan Grand Prix 2023 LIVE! Safety car - Race stream, updates and latest news today | Evening Standard

Sergio Perez ishte pothuajse një sekondë para gjatë gjithë kohës, deri kur në fazën e mbylljes e rriti diferencën, për ta marrë fitoren e dytë në këtë vit, kështu duke ulur epërsinë në vetëm gjashtë pikë, për titullin kampion.

Charles Leclerc i Ferrarit - i cili e filloi garën nga pole, u kalua shpejt nga të dy garuesit e Red Bull, por ai fitoi një betejë të ngushtë me Fernando Alonso të Aston Martin për pozicionin e fundit në podium.

F1 LIVE: Latest news and reaction from the Azerbaijan Grand Prix : PlanetF1

Ishte një betejë e rëndësishme për ta fituar këtë vend të tretë për Leclerc dhe Ferrari pas një fillimi zhgënjyes dhe të vështirë të sezonit.

Shoku i skuadrës, Carlos Sainz, zuri vendin e pestë, duke ia dalë mbanë të frenojë Mercedesin e Lewis Hamilton, i cili doli nga top 10-shja pas makinës së sigurisë.

Lajme të ngjashme