Formacioni zyrtar: Drita - Legia e Varshavës, Intelektualët e synojnë përmbysjen e madhe në Fadil Vokrri
Drita sot e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku përballet me Legia Varshavën në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës.
Intelektualët pësuan humbje në ndeshjen e parë në Poloni me rezultat 2:0 dhe kjo më shumë për arsye se luajtën me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta lojë.
Ndeshja kthyese zhvillohet sot dhe fillon pas pak.
Formacionet zyrtare
Zekirja Ramadani ka vendosur për skemën 4-3-3, duke inkuadruar lojtarë me tipare sulmuese.
Në anën tjetër Goncalo Feio luan me skemën 3-5-2.
Përballja zhvillohet në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00.