Formacionet zyrtare: Slavia e Pragës - Lille, Edon Zhegrova nga minuta e parë në fushë
Lille sot do të tentojë të kthehet në Ligë të Kampionëve pas dy sezoneve mungesë, pasi ka në dorë kualifikimin me epërsinë prej dy golave nga ndeshja e parë ndaj Slavia Pragës.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, luajti rol të madh në ndeshjen e parë, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 2:0 në Francë, por sot pritet ta kenë më të vështirë pasi kësaj radhe luajnë në udhëtim.
Zhegrova do të jetë sërish nga minuta e parë, ku edhe një herë tregohet besimi i trajnerit të ri të skuadrës, Bruno Genesio, që ka në yllin kosovar.
Kur ka mbetur diku edhe një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare
Slavia e Pragës do të luajë me formacionin 3-4-3.
👥 O vysněný postup do Ligy mistrů bude bojovat tato 𝐗𝐈 #UCL
— SK Slavia Praha (@slaviaofficial) August 28, 2024
©️ Jan Bořil na pravém kraji
⚡️ David Douděra od začátku
🗼 Tomáš Chorý na hrotu
📰 https://t.co/Tz83ekZz3o pic.twitter.com/QoaDbNDvkS
Në anën tjetër, Genesio ka vendosur për skemën 3-5-2, ku Zhegrova do të jetë më i avancuar në sulm së bashku me David.
Lille (3-5-2): Chevalier; Alexsandro, Diakite, Meunier; Gudmundsson, Cabella, Andre, Haraldsson, Santos; David dhe Edon Zhegrova.

Takimi do të fillojë në ora 21:00, ku gjyqtari kryesor i ndeshjes është slloveni Slavko Vincic, me ndihmësit Klancnik e Kovacic. Gjyqtar i katërt është Obrenovic, e në VAR janë Kajtazovic e Sagrkovic.