Formacionet zyrtare: Kosova - Rumania, Dardanët synojnë ta nisin me fitore në Ligën e Kombeve - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Kosova - Rumania, Dardanët synojnë ta nisin me fitore në Ligën e Kombeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot synon fitore ndaj Rumanisë në Prishtinë, kështu për ta nisur me tre pikë të plota kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Dardanët pas një kohe të gjatë kthehen në Fadil Vokrri, për të zhvilluar një ndeshje, që do të jetë e para për Franco Fodën si vendas.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, dhe kur kanë mbetur pothuajse një orë deri në nisje, janë mësuar formacionet fillestare.

Formacionet zyrtare

Trajneri i Kombëtares së Kosovës ka vendosur që sot të luajë me dy sulmues, ku debutues ndaj Rumanisë do të jenë Elvis Rexhbeçaj - mesfushor dhe Fisnik Asllani - sulmues.

Kosova (4-4-2): Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Rashica; Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Në anën tjetër, Mircea Lucescu, do të luajë me formacion 4-3-3.

Rumania (4-3-3): Nita; Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu; Stanciu, Marius Marin, Razvan Marin; Mihaila, Dragus dhe Man.

Ndarja e drejtësisë

Gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë Aliyar Aghayev nga Azerbajxhani, i ndihmuar nga Zeynalov dhe Amirali. Gjyqtar i katërt është Mammadov, ndërsa në VAR janë italianët, Pairetto dhe Gariglio.

Në takimin tjetër të grupit C2 që po zhvillohet momentalisht, kur kanë mbetur edhe 10 minuta nga ndeshja, Qipro po fiton ndaj Lituanisë, në udhëtim.

Lajme të ngjashme