Formacionet zyrtare: Inter – Milan | Kuqezinjtë synojnë përmbysjen e rezultatit
Tre herë kampioni i Evropës, Inter, është vetëm një hap larg arritjes së finales së madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë ndaj rivalit të qytetit, Milanit. Kuqezinjtë synojnë përmbysjen e rezultatit me të rikthyerin Rafael Leao.
Interi në këtë ndeshje hyn me formë të shkëlqyeshme, ku fitoi në fundjavë ndaj Sassuolos me rezultat 4:2, teksa Milani humbi ndaj Spezias 2:0.
Zikaltrit në këtë përballje cilësohen si vendas, me të vetmin avantazh tifozët që do të jenë më në numër, pasi të dy skuadrat luajnë në stadiumin e njëjtë.
Simone Inzaghi nuk do të ndryshojë asgjë në formacion nga ndeshja e parë, me Romelu Lukaku që do të jetë në bankën rezervë.
Inter (3-5-2): Onana; Acerbi, Bastoni, Darmian; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko dhe Martinez.
I nostri 1️⃣1️⃣ per #InterMilan ⚫🔵
— Inter (@Inter) May 16, 2023
Forza ragazzi 💪#ForzaInter #UCL pic.twitter.com/wfxwP8b9It
Në anën tjetër te Milani në fushë nga minuta e parë do të kthehet Rafael Leao, i cili mungoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale, por kuqezinjtë nuk mund të llogarisin në Ismael Bennacer, që u lëndua pikërisht ndaj Interit.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Theo; Tonali, Krunic; Messias, Diaz, Leao; Olivier Giroud.
Team news for #InterMilan 📋#RednBlack #UCL #SempreMilan pic.twitter.com/jj2SAAGSUc
— AC Milan (@acmilan) May 16, 2023
Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit, zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në Guiseppe Meazza.

