Vazhdon seria pozitive e Interit, shënon fitore ndaj Sassuolos - NACIONALE

Vazhdon seria pozitive e Interit, shënon fitore ndaj Sassuolos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka vazhduar serinë pozitive, tani duke fituar në shtëpi ndaj Sassuolos me rezultat 3:2, kështu duke kaluar në pozitën e tretë në Serie A, me pikë të barabarta me Juventusin e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Zikaltrit erdhën nga një fitore e madhe ndaj rivalit të qytetit, Milanit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve në mesjavë, teksa paraqitje të mirë treguan edhe sot për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 41-të kur Romelu Lukaku shënoi në mënyrë të jashtëzakonshme për rezultatin 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe pesë gola, tre nga Interit e dy nga Sassuolo.

Fillimisht ishte një autogol i Ruan që dyfishoi epërsinë për Interin në minutën e 56-të, me insistimin e Bellanovës.

Ndërsa Lautaro Martinez në minutën e 58-të shënoi për 3:0, me ndihmën e një devijimi të lojtarit kundërshtar.

Sassuolo arriti të kthehej në lojë dhe për një çast vuri në vështirësi skuadrën e Inzaghit.

Ishte Henrique që shënoi për të ngushtuar rezultatin në 3:1 në minutën e 63-të.

Ndërsa Frattesi e çoi rezultatin në 3:2 në minutën e 77-të.

Por në skenë doli sërish Lukaku që shënoi për golin e sigurisë dhe për rezultatin përfundimtar të takimit 4:2 në minutën e 89-të.

Interi tani pozicionohet në vendin e tretë në Serie A, duke kaluar Lazion, teksa ka pikë të barabarta me Juventusin e vendit të dytë.

Lajme të ngjashme