Formacionet zyrtare: Gjermani - Danimarkë, Nagelsmann e lë në bankë Florian Wirtzin - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Gjermani - Danimarkë, Nagelsmann e lë në bankë Florian Wirtzin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi u mësua çerekfinalisti i parë i Kampionatit Evropian, tani radha është për ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, ku do të takohet mikëpritësi Gjermania me Danimarkën.

Zvicra e mposhti Italinë 2:0, për të kaluar në çerekfinale, teksa këtë rrugë do të tentojë ta ndjekë edhe Gjermania sot.

Gjermania hyn në këtë ndeshje, pasi ishte lidere e grupit A me dy fitore dhe një barazim, ndërsa Danimarka në anën tjetër me tri barazime erdhi në këtë fazë nga vendi i dytë në grupin C.

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Ashtu siç pritej, Julian Naglesmann, e ka lënë në bankë yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, pasi nuk u paraqit në mënyrën më të mirë në takimet e fundit.

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Andrich, Kroos; Sane, Gundogan, Musiala; Havertz.

Image

Në anën tjetër, Danimarka i beson skemës 3-4-2-1, me Hojlund të vetmuar në sulm.

Danimarka (3-4-2-1): Schmeichel; Christensen, Vestergaard, Andersen; Maehle, Hojbjerg, Delaney, Bah; Eriksen, Olsen; Hojlund.

Image

Ky takim zhvillohet në Signal Iduna Park në qytetin e Dortmundit me fillim nga ora 21:00.

Gjyqtari kryesor i takimit është Michael Oliver, ndërsa dy asistentët e tij janë Burt dhe Cook. Gjyqtar i katërt është boshnjaku Peljto, ndërsa në VAR anglezi, Attwell.

Lajme të ngjashme