Formacionet zyrtare: Drita – Plzen, Intelektualët synojnë ‘mrekullinë’ në Fadil Vokrri - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Drita – Plzen, Intelektualët synojnë ‘mrekullinë’ në Fadil Vokrri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Kosovës, Drita, sot zhvillon ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, kundër gjigantit çek Viktoria Plzen, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 0:0.

Intelektualët u paraqitën denjësisht në ndeshjen e parë në Çeki, duke pasur edhe rastin në fund të takimit për të fituar krejtësisht, teksa sot në Fadil Vokrri do të synojnë ‘mrekullinë’ përballë një skuadra me shumë përvojë, që sezonin e kaluar u paraqit në grupet e Ligës së Kampionëve.

Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet për ndeshjen e sotme.

Trajneri grek i Dritës ka vendosur për rreshtimin e njëjtë 4-2-3-1, me të vetmin ndërrim, ku Almir Ajzeraj do të paraqitet nga minuta e parë kësaj radhe.

Drita: Smakiqi; Krasniqi, Salihu, Agyare, Thaqi; Baftiu, Broja; Jashari, Selmani, Ajzeraj; Tahiri.

Në anën tjetër, Koubek do të paraqitet sërish me rreshtimin 3-5-2, por ka bërë disa ndryshime.

Viktoria Plzen: Stanek; Dweh, Hranac, Hejda; Sykora, Kalvach, Kopic, Traore, Jirka; Chory, Vydra.

Ndeshja fillon në 20:00 në Fadil Vokrri.

Lajme të ngjashme