Formacionet zyrtare: Arsenal – Chelsea, Xhaka nga minuta e parë në fushë
Arsenali i Mikel Artetës synon fitoren sot në derbin e Londrës ndaj Chelseat për t’u kthyer sërish si liderë në Premierligë. Të dy trajnerët kanë bërë të ditura formacionet zyrtare, me Granit Xhakën që do të jetë nga minuta e parë në këtë takim.
Topçinjtë humbën primatin pasi dështuan të marrin rezultate pozitive disa ndeshje radhazi, me përballjen e fundit që e humbën nga Manchester City, teksa këta të fundit me një fitore tjetër në fundjavën që lamë pas, morën kreun e tabelës.
Misioni në këtë ndeshje për skuadrën e Artetës janë tre pikët, pasi vetëm kështu mund ta marrin kryesimin sërish, ndonëse Man City pastaj do të mbetej me dy ndeshje më pak të zhvilluara, në anën tjetër Chelsea nuk ka më se për çfarë të luajë, vetëm ta sigurojë mbijetesën, pasi sezoni i tmerrshëm që kanë kaluar, i ka lënë larg pozitave që dërgojnë në gara evropiane.
Arsenal XI (4-2-3-1): Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Jorginho; Saka, Odegaard, Trossard; Jesus.
🔴 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
— Arsenal (@Arsenal) May 2, 2023
🧱 Kiwior at the back
⚖️ Jorginho in the middle
🪄 Trossard on the wing
Three changes from our last game - let's do this, Gunners! pic.twitter.com/J5tVFLhaZF
Chelsea XI (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Silva, Fofana, Chilwell; Fernandez, Kante, Kovacic; Madueke, Aubameyang, Sterling.
Your Chelsea side tonight! 👊@ParimatchGlobal | #ArsChe pic.twitter.com/4Gok45hkKK
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 2, 2023
Ndeshja zhvillohet në Emirates me fillim nga ora 21:00.
