“Asgjë s’ka përfunduar” – Arteta këmbëngul se Arsenali është ende në garë për titull në Premierligë - NACIONALE

“Asgjë s’ka përfunduar” – Arteta këmbëngul se Arsenali është ende në garë për titull në Premierligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka këmbëngulur se gara për titull në Premierligë nuk ka mbaruar ende, por e pranon se fati i trofeut nuk është në duart e skuadrës së tij, pas disfatës 4:1 kundër rivalit Manchester City javën e kaluar.

Arteta nënvizoi se skuadra e tij ka nevojë të përmirësohet nëse shpreson t’i mbajë gjallë shpresat për titull në Premierligë, duke nisur me një fitore kundër Chelseat të martën.

Arsenali u tejkalua na City në krye të tabelës pas një ecurie prej katër ndeshjeve pa fitore, prej të cilave tri barazime radhazi kundër Liverpool, West Ham dhe Southampton.

I pyetur të hënën për shpresat e skuadrës së tij për titull, Arteta tha: “Duhet ta pranoni se ende ka punë për t’u bërë. Duhet të jemi të përulur, t’i pranojmë dobësitë tona dhe të punojmë për t’u përmirësuar. Por ne kemi shumë të mira po ashtu dhe kemi bërë shumë gjëra në mënyrën e duhur në 10 muajt e fundit”.

Arteta shtoi: “Gara për titull nuk është më në duart tona. Çfarë është në duart tona është të tentojmë t’i fitojmë ndeshjet që kanë mbetur, pjesa tjetër i takon Cityt.

“E di se çfarë po përpiqeshim të bënim, cili ishte synimi... por kur ende e mendoj, nuk ka mbarur ende”, këmbënguli spanjolli.

Arsenali mund të rikthehet në krye të tabelës në Premierligë me një fitore në shtëpi kundër Chelseat, i cili është i 12-ti në tabelë dhe në një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Çfarëdo rezultati tjetër do të nënkuptonte se City mbetet në krye me dy ndeshje më pak të zhvilluar./Nacionale/

Lajme të ngjashme