Formacionet zyrtare: Andorra – Kosova, ‘Dardanët’ kërkojnë fitoren e parë në këtë rreth kualifikues
Kombëtarja e Kosovës e zhvillon ndeshjen e shtatë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 sot në udhëtim te Andorra, ku Dardanët kërkojnë fitoren e parë, ndonëse shpresat për kualifikim janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë pa shpresa.
Dardanët gjenden në vendin e katërt në grupin I, me vetëm katër pikë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, dhe të gjitha pikët kanë ardhur nga barazimet. Në anën tjetër vetëm Andorra qëndron më dobët se Kosova me pikë në këtë grup, pasi kanë dy barazime e katër humbje.
Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet me të cilat startojnë sot.
Trajneri i Andorrës Koldo, do të luajë me një mbrojtje të ngjeshur.
Andorra (4-4-2): Alvarez; Nicolas, Llovera, M.Vales, Rubio; E.Vales, Rebes, Alaez, Cervos; I.Fernandez, R.Fernandez.

Në anën tjetër, trajneri i Kombëtares së Kosovës Primoz Gliha ka vendosur t'i besojë dy futbollistëve nga Superliga e Kosovës nga minuta e parë, dhe Albion Rrahmani do të startojë sot për herë të parë, në mungesë të suspenduarit Vedat Muriqi.
Kosova (3-5-1-1): Muric; Hajrizi, Aliti, Dellova; Vojvoda, Muslija, Zyba, Loshaj, Hadergjonaj; Rashica; Rrahmani.

Ndeshja zhvillohet në Stadiumin Nacional të Andorrës me fillim nga ora 20:45.
