Formacionet zyratare: Ballkani - Viktoria Plzen, 'Xhebrailat' luajnë për fitore në Air Albania
Kampioni i Kosovës, Ballkani, do ta luajë sot ndeshjen e pestë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës, ku për kundërshtar ka vendin e parë të grupit, Viktoria Plzen.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me fitore minimale nga çekët 1:0, përkundër një dominimi të Ballkanit.
Përballja e sotme i sheh dy skuadrat në pozita të ndryshme. Plzen tashmë ka siguruar vendin e saj në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Ballkani deri në fund do të luajë për shanset e saj për vendin e dytë.
Tashmë janë publikuar formacionet nga dy trajnerët për sfidën e sotme, që do të luhet në Air Albania.
Formacionet zyrtare:
Trajneri i Ballkanit ka zgjedhur skemën e zakonshme 4-3-3, por sot mungojnë dy lojtarë, Walid Hamidi dhe Bleart Tolaj, që trajneri shqiptar i cilësoi mungesa të mëdha.
Ballkani (4-3-3): Koliçi; Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili; Zyba, Kuc, Trashi; Gripshi, Berisha dhe Karrica.
Në anën tjetër, Miroslav Koubek, do të luajë me 3-5-2.
Viktoria Plzen (3-5-2): Baier; Dweh, Hranoc, Paluska; Mosquera, Sykora, Kalvach, Bucha, Holik; Vlkanova dhe Kliment.
Përballja në Air Albania fillon në ora 18:45.
