Formacionet startuese: Chelsea – Real Madrid - NACIONALE

Formacionet startuese: Chelsea – Real Madrid

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Chelsea e pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit të vlefshme për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me mbretërit që kanë arritur fitore komode prej 2:0 në Santiago Bernabeu një javë më parë.

Të kaltrit e Londrës kanë kaluar një sezon për t’u harruar dhe shpëtimin mund ta gjejnë vetëm në Ligë të Kampionëve, pasi tani në Premierligë çdo shpresë është shuar.

Frank Lampard do ta kërkojë fitoren e parë që nga rikthimi në krye të skuadrës londineze dhe ka vendosur që me formacionin 3-5-1-1 ta fillojë ndeshjen.

Chelsea: Arrizabalaga; Fofana, Silva, Chalobah; James, Kante, Fernandez, Kovacic, Cucurella; Gallagher; Havertz.

Carlo Ancelotti në anën tjetër nuk ka ndryshuar asgjë nga ndeshja e parë dhe sërish i ka besuar po formacionit 4-3-3.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavigna; Kroos, Modric, Valverde; Vinicius, Rodrygo dhe Benzema.

Lajme të ngjashme