Foot Mercato: AC Milan nuk ia vazhdon kontratën Zlatan Ibrahimovicit
AC Milan dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të përshëndeten në fundin e sezonit.
Mediumi francez “Foot Mercato” raporton se “Rossonerët” kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën 41-vjeçarit shkaku i lëndimeve të shpeshta, që e kanë mbajtur këtë edicion jashtë fushës.
Ibrahimovic kësisoj do të pensionohet përfundimisht dhe do të nis te Milani aventurën e re si menaxher.
Milan, il rinnovo di Ibra è sempre più lontano: pesano gli infortuni #ibrahimovic #milan #rinnovo #sportmediaset https://t.co/FLS5trESTY
— SportMediaset.it (@sportmediaset) April 8, 2023
Lëndimet e shpeshta këtë edicion, vetëm 144 minuta të zhvilluar
Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic këtë edicion ka pasur minutazhë tejet të ulët, apo më saktësisht 144 minuta në Serie A.
Lëndimet e shpeshta duke përfshirë këputjen e ligamentit të gjurit kanë ndikuar që të humbasë muajt e parë, e pastaj sapo u kthye u shfaqen problemet e tjera.
Ibrahimovic ka zhvilluar vetëm katër paraqitje këtë edicion, duke luajtur kundër klubeve si Atalanta, Fiorentina, Salernitana dhe Udinese (me këtë të fundit shënoi edhe gol), ndërsa tani po shërohet nga lëndimi i fundit muskulor.
Kujtojmë, Ibra u ftua te kombëtarja e Suedisë për ndeshjet e marsit, aty ku pësoi lëndimin muskulor të fundit.