Foden me paraqitje fantastike, Manchester City e 'shkatërron' Aston Villën - NACIONALE

Foden me paraqitje fantastike, Manchester City e 'shkatërron' Aston Villën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Phil Foden sot ka dhuruar pak nga magjia e tij duke shënuar het-trik në fitoren e thellë të Manchester Cityt 4:1 ndaj Aston Villës, me skuadrën e Pep Guardiolës që vazhdon të mbetet në vendin e tretë.

Qytetarët erdhën në këtë takim, pasi barazuan tre ditë më parë me Arsenalin me rezultat 1:1, por që kësaj radhe ishin të pandalshëm, ndaj një skuadre shumë të fortë, siç është këtë sezon Aston Villa.

Tre gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën dhanë epilogun final të takimit me pesë gola të shënuar,

Ishte fantastiku Rodri që hapi serinë e golave për Manchester Cityn, kur shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, i asistuar bukur nga Doku.

Nëntë minuta më vonë, Duran barazoi rezultatin në 1:1.

Në minutat në vazhdim të ndeshjes, fati i kampionit në fuqi u dorëzua në dorën e një njeriu, i cili shënoi tre gola.

Phil Foden gjeti rrjetën për herë të parë në minutat shtesë, kur çoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2:1, me golin fantastik të shënuar nga gjuajtja e lirë.

17 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ylli anglez shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3:1.

Ndërsa në minutën e 69-të kompletoi het-trikun e tij me gol të mrekullueshëm nga distanca, për rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore, Manchester City, qëndron akoma në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Liverpoolin e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me një më pak se lideri aktual, Arsenal.

Lajme të ngjashme