Foda: Vendimin për përjashtimin e tre lojtarëve e morëm bashkë me Federatën
Përzgjedhësi Franco Foda thotë se vendimin për përjashtimin e tre lojtarëve e morën bashkë me FFK-në, ndërsa kërkojnë vetëm fitore në dy ndeshjet e radhës.
Tekniku gjerman ka dalë në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve që Kosova zhvillon në muajin tetor.
Foda e pranoi se vendimin për përjashtimin e lojtarëve e morën bashkë me FFK-në, duke e hedhur poshtë atë pretendimin e kryetarit Agim Ademi se ishte plotësisht vendim i gjermanit.
“Vendimin e kanë marrë bashkërisht trajneri dhe Federata. Ata kanë thyer rregullat prandaj edhe janë përjashtuar për ndeshjen ndaj Qipros”.
“Mungesa e Muriqit? Vedati për ekipin tonë është një lojtar shumë i rëndësishëm. Kemi mjaftueshëm alternativa. Rashica është opsioni i parë, pastaj janë Rrahmani e Asllani. Tani do t’i kemi disa alternativa që mund ta zëvendësojnë”.
“A do të luani me dy sulmues? Nëse duam ta fitojmë grupin, atëherë duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Fillimisht do të kemi disa stërvitje, ku do të shihet se si do të veprojmë ndaj Qipros, nëse do të luajmë me dy sulmues apo formacion tjetër. Mbetet të shihet në ditët në vijim. Nuk ka rëndësi sa sulmues kemi në sulm, por ta kemi posedimin e topit dhe bashkërisht të luajmë së bashku”.
“Siç e dimë Lituani ka cilësi të mirë, luajtën mirë ndaj Rumanisë. Për ne është rëndësi që besimin të cilin e morëm për lojën ndaj Qipros, ta transmetojmë ndaj Rumanisë. Por është shumë e rëndësishme që edhe nëse kemi kundërsulm të kthehemi prapë në defansivë”.
“Amir Saipi? Tani kemi tre portierë në dispozicion. Amir Saipi e kam shikuar me kujdes te ndeshjet që ka luajtur te Lugano dhe jam i shumë i lumtur që tani ka vendosur të luajë për Kosovën. Duke parë cilësitë e tij kemi parë që ka lojë shumë të sigurt dhe do ta mbështes shumë ekipin. Kush do të jetë për në portë, do të vendoset në javët në vijim”.
“Meriton Korenica? E njohim lojtarin mirë, është në listën e 50 lojtarëve. Tani është dashur për 24 lojtarë për të cilin mendojmë se janë më të mirët në këtë moment”.
“Zëvendësimi i Jasharit me Selmanin? Selmani është lënduar për shkak të një lëndimi dhe nuk do të jetë në dispozicion”.
Kurse, sa i përket akuzave për falsifikimin e nënshkrimit të lojtarëve në kërkim-faljen që FFK-ja e bëri publike, Shala u ankua se akuzat janë joprofesioniste.
“Dyshohet për falsifikimin e nënshkrimit nga ana e lojtarëve? Nuk e di nëse ke dëgjuar që punojnë printerat dhe skanerat. Një dokument mund të dërgohet me email. Kush do që dyshon që janë të falsifikuar, atëherë janë instuticionet për këtë situatë. A mendoni se futbollistët si Zhegrova, Muric e Muslija do të lejonin se dikush t’ua përdorte nënshkrimin dhe ta mbyllte gojën”.