Foda në konferencën e parë: Jam i magjepsur nga talenti i lojtarëve, mund ta fitojmë Ligën e Kombeve - NACIONALE

Foda në konferencën e parë: Jam i magjepsur nga talenti i lojtarëve, mund ta fitojmë Ligën e Kombeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i ri Franco Foda është optimist se Kosova mund ta fitojë Ligën e Kombeve, ku në konferencën e parë për media deklaroi se është magjepsur nga talenti i “Dardanëve”.

Foda mori drejtimin e Kosovës pas largimit të Primoz Glihas që i skadoi kontrata, ndërsa do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj, ndaj Armenisë respektivisht Hungarisë.

Në konferencë për shtyp, Foda deklaroi se ka shikuar rreth 40-50 lojtarë por në fund ka vendosur t’iu besojë këtyre lojtarëve.

Qysh e ceka kemi qenë shumë gjatë në udhëtime, kemi qenë edhe Bukuresht. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarëve, por jemi përcaktuar për këta lojtarë që na kanë magjepsur më shumë gjithsesi secili duhet me e tregu vetën. Dyert do të jenë të hapura për secilin lojtar dhe secili do ta ketë mundësinë ta tregojë vetën. Këta lojtarë që kemi zgjedhur do t’i japim shansin ta dëshmojnë, por në ndeshjet e radhës do t’i përcjellim vazhdimisht lojtarët”.

Na e kemi një plan të qartë që do të luajmë ndaj Armenisë, kemi qenë shumë për në udhëtime, i kemi shikuar lojtë e lojtarëve live si dhe online për këtë arsye kemi zgjedhur këta lojtarë”.

Ai konfirmoi se është takuar me yllin e Lilles Edon Zhegrova dhe ka biseduar pas ndeshjes së Ligës të Konferencës, ku kosovari realizoi një eurogol.

Kam qenë në Zurich dhe pas një javë më erdhi oferta nga FFK-ja. Kemi zhvilluar biseda shumë të mira, të cilët e kanë përmend që duan të ndryshojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar me lojtarë të Kosovës, si kur isha pjesë e Zurichut. Kosova ka lojtarë shumë interesantë dhe të mirë, jam bindës se do të arrijmë rezultate të mira”.

Në fund, ai shtoi se lojtarët duhet të besojnë se mund ta fitojnë secilën lojë.

Lojtarët të cilët nuk kanë ekip është vështirë për trajnerin që t’iu bëjë oferta, kurse sa i përket Zhegrovës e kam parë live duke luajtur në Austri dhe pas ndeshjes kam zhvilluar një bisedë me të”.

Fitimi i grupit të Ligës së Kombeve? Prandaj e kam nënshkruar kontratën sepse mendoj se lojtarët janë shumë të talentuar. Për neve është më rëndësi është t’i shohim lojtarët në stërvitje, si sillen, si harmanizohen mes vete dhe pas kësaj të bëjmë një ekip ndaj Armenisë. Në futboll është më rëndësi talenti, por edhe koka është shumë e rëndësishme. Lojtarët duhet të besojnë se do ta fitojmë çdo lojë”.

Lajme të ngjashme