Florian Marku rikthehet në ring nesër mbrëma, synon emrat më të mëdhenj në luftën e radhës në Shqipëri
Florian Marku do të kërkojë të luftojë kundër emrat kryesorë në bosk, si Amir Khan, nëse e mposht Chris Jenkins, të shtunën mbrëma në Newcastle, në Angli. Boksieri shqiptar synon ta bëjë luftën e radhës në atdheun e vet, Shqipëri, kundër një boksieri të madh.
Marku, boksieri i lindur në Shqipëri por i zhvendosur në Londër, do të luftojë të shtunën për ta mbrojtur titullin ndërkombëtar në IBF kundër ish-kampionit britanik Jenkins.
Fitorja kundër Jenkins mund ta vendosë Markun në binarë për t’u përballur me boksierët më të mirë të Britanisë së Madhe, përfshirë kundër Amir Khanit apo boksierit të frikshëm Kell Brook, i cili javë më parë e rrahu Khanin.
Adam Morallee nga ekipi menaxhues i Markut, ka thënë se meçi i së shtunës do të jetë shumë i rëndësishëm për shqiptarin.
“Floriani e ka një luftë të madhe këtë fundjavë kundër Chris Jenkins, i cili së fundmi e mposhti Julius Idongo, ish-kampionin e botës”, tha Morallee.
“Jenkins është figurë legjendarë e skenës britanike dhe nëse Floriani e fiton këtë luftë, ai do të tregojë se në çfarë niveli është”, nënvizoi ai.
“Mendoj se shumë njerëz mendojnë se Floriani është luftëtar shumë i njohur me një numër jashtëzakonisht të madh të tifozëve, por nuk është në nivelin e duhur. Ky është rasti i Florianit për ta treguar nivelin e vet, nëse e fiton këtë luftë do të përballet me boksierë më të fortë dhe të profilit të lartë”, shtoi ai.
Nëse Khan vendos të luftojë dhe ta shfrytëzojë mundësinë e rimecit në klauzolën me Brook, atëherë Marku mund të jetë kundërshtari i tij i radhës.
Morallee zbuloi se Marku dëshiron ta zhvillojë një luftë në Shqipëri, atdheun e vet.
“Tani për tani, Floriani ka punë me Chris Jenkins dhe nuk shikon përtej kësaj.
“Por, nëse Floriani e fiton këtë luftë, shumë, shumë luftëra të mëdha do të jenë në dispozicion për të. Ai po ashtu dëshiron një luftë në Shqipëri dhe po kërkon ta gjejë një kundërshtar të madh për këtë.