Florentino Perez i ngacmon tifozët e rinj të Realit: Kë e dëshironi në verë?
Presidenti Florentino Perez i ka ngacmuar tifozët e rinj të Real Madridit, duke i pyetur se kë e dëshironi në verë si përforcimi i ri.
Real Madridi po feston titullin e 36-të, ku mijëra tifozë po festojnë pranë lojtarëve.
E një ndër momentet më interesante ishte kur Perez i pyeti tifozët e Madridit se cilin lojtar e doni në verë?
Përgjigja e tyre kuptohet ishte “Kylian Mbappe”, ku Perez menjëherë nisi të qeshë.
Florentino Perez asks the children:
— Real Madrid Info ³⁶ (@RMadridInfo) May 12, 2024
Who should we bring now?
Children: Mbappe.. Mbappe.. Mbappe.
👀👀👀👀
pic.twitter.com/wNO02sKr0G
Mbappe ka zyrtarizuar largimin nga PSG-ja dhe pritet që t’i bashkohet Real Madridit në verë, ku raportohet se gjithçka është e kryer.
Francezi do të luajë si qendërsulmues, ndërsa Reali do të tentojë edhe transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut Alphonso Davies, i cili ka refuzuar rinovimin me gjigantin gjerman.
Emër tjetër i mundshëm është edhe ylli i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold, edhe pse për këtë të fundit skuadra madrilene preferon të presë deri në vitin tjetër që të bëhet agjent i lirë, e pastaj ta zëvendëson Dani Carvajalin në “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, klubi momentalisht është i fokusuar për ta fituar Ligën e Kampionëve, që do të ishte trofeu i 15-të në histori, ku më 1 qershor në “Wembley” përballen me Borussia Dortmundin.