Flick: Kam një skuadër të pabesueshme, duam trofe të mëdhenj - NACIONALE

Flick: Kam një skuadër të pabesueshme, duam trofe të mëdhenj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Hansi Flick e ka quajtur Barcelonën skuadër të pabesueshme pas demolimit që i bën Real Madridit për ta fituar Superkupën e Spanjës.

Katalunasit triumfuan me rezultat të thellë 2:5 për ta shijuar trofeun e parë të sezonit.

Flick është ndarë i lumtur me këtë arritje, por beson se mund të fitojnë edhe trofe të tjerë.

“Jam krenar i ekipit, stafit, klubit, tifozët dhe të gjithëve. Krenar që menaxhoj këtë skuadër të pabesueshme”.

“Pasi Szczesny u përjashtua nuk ishte e lehtë. Me stafin kishim pak diskutime dhe i falënderoj sepse e morëm vendimin e duhur”.

“Jemi skuadër. Mund ta shihni pas fitores, por gjithmonë e kemi dëshmuar. Qëndrojmë bashkë dhe synimi ynë është të mësojmë nga çdo ndeshje”.

“Te klubet e mëdha, qëllimi është të fitojmë trofe. Jemi shumë të lumtur dhe krenar, por duhet të vazhdojmë të tregojmë se jemi më të mirët në çdo ndeshje”.

“Reali bëri shumë gabime dhe e dinim si ta merrnim avantazhin për ta kontrolluar lojën”, shtoi Flick.

Barcelona ndërkohë mbetet edhe në garë për trofeun e La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit.

Lajme të ngjashme