Fitorja e gjashtë me radhë, GUILD EAGLES e mposht ekipen daneze dhe kualifikohet në play-off të YaLLa Compass Fall
Skuadra kosovare nën organizatën britanike, Guild Eagles, ka vazhduar me paraqitje të mira, ku tani ka fituar ndeshjen e gjashtë me radhë, duke mposhtur ECSTATIC 2:1 në maps, për t'u kualifikuar në play-off të Yalla Compass Fall 2023.
Pasi fitoi finalen në RES Adriatic për të siguruar kualifikimet për ESL PRO LEAGUE, tani ish-Bad News Eagles nuk ka të ndalur.
Përballja filloi në Ancient, e cila u zgjodh nga skuadra kosovare. Danezët e filluan më mirë, ku pas pjesës së parë po fitonin me rezultat të thellë 8:4, por një përmbysje ndodhi në pjesë të dytë, ku GNE mori nëntë pikë për fitoren 13:10.
Rigon 'rigoN' Gashi ishte më i dalluari me 27 vrasje, por që nuk mungoi kontributi edhe i lojtarëve të tjerë si Sener Mahmuti që pati 20 vrasje e Flatron Halimi 19 të tilla.

ECSTATIC u kthyen ne lojë, kur fituan në Anubis 13:7, për ta barazuar ndeshjen në 1:1 me maps dhe vendi ku do të përcaktohej fituesi ishte Overpass.
Guild Eagles shkëlqeu në këtë map, ku vetëm në pjesën e parë fituan thellësisht 10:2, për ta përmbyllur pastja me rezultat 13:8.
Flatron 'juanflatroo' Halimi pati vlerësimin më të lartë nga HLTV në këtë map, pra 1.59, pasi bëri 22 vrasje.

Guild Eagles kualifikohet në play-off të Yalla Compass Fall 2023 me tre fitore nga tri ndeshje, nga ku do të kërkohet një vend për turneun e madh YaLLa Compasss 2024 që mbahet në Arabinë Saudite më 5 deri 9 qershor, me shpërblime prej totale prej 400 mijë dollarësh.
