FITOREEEEEEEEEEEEE! Kombëtarja e Kosovës U19 e mposht Spanjën në Fadil Vokrri
Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:3 ndaj Spanjës U19, në kuadër të kualfikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Kjo është një tjetër paraqitje dinjitoze për skuadrën që drejtohet nga Adil Maliqi, që kanë treguar se janë një gjeneratë e artë dhe nuk kanë frikë të përballen edhe me kombëtaret më të forta në botë.
Dardanët e rinj ishin duke humbur 2:0, por arritën që të ktheheshin në lojë, duke arritur të triumfonin krejt në fund.
Pau Prim i Barcelonës shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 14-të, ndërsa Marcos e dyfishoi rezultatin 12 minuta më vonë..
Kombëtarja e Kosovës e përmbysi rezultatin gjatë pjesës së parë, duke shënuar tre gola të shpejtë.
Ishte Dior Gërbovci që shënoi për 2:1 në minutën e 28-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Edion Gashi e barazoi rezultatin.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Dardanët dolën për herë të parë në epërsi me rezultat 3:2, pas autogolit të Jimenez.
Me të filluar pjesa e dytë, Spanja e barazoi rezultatin, ku Janneh ishte ai që çoi topin në rrjetë.
Fitoren e madhe Kombëtares së Kosovës ia dha ylli i Llapit, Elvir Gashijani, që shënoi në minutat shtesë për rezultatin 4:3.
Kësisoj, Kosova mori fitoren e parë në kualifikimet për Evropianin 2025 për U19.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet e dyta me tri pikë, aq sa ka Spanja në vendin e tretë, ndërsa Austria është në vendin e parë me gjashtë pikë.
Ndeshja e radhës për Kombëtaren e Kosovës është ndaj Ishujve Faroe pas tre ditëve.