Fisnik Asllani mahnitës në Bundesliga 2, shënon dygolësh ndaj Hamburger - NACIONALE

Fisnik Asllani mahnitës në Bundesliga 2, shënon dygolësh ndaj Hamburger

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Fisnik Asllani po vazhdon me formën mahnitëse te Eversberg në Bundesliga 2, ku ka shënuar dygolësh ndaj Hamburger.

Qendërsulmuesi i Kosovës realizoi dy gola për ta përmbysur epërsinë e Elversberg ndaj Hamburger nga 0:1 në 2:1.

Pas një asistimi të Pinckert, Asllani me një goditje precize e mposhti portierin mysafir për ta barazuar rezultatin (40’).

Kurse, në pjesën e dytë – Asllani u gjend në vendin e duhur për ta kaluar Elversbergun në epërsi (53’).

Asllani aktualisht ka realizuar gjashtë gola në Bundesliga 2 duke qenë golashënuesi i katërt më të mirë, ndërsa ka edhe tre asistime tjera në proces.

Lajme të ngjashme