Fiorentina pret kërkim faljen e Interit dhe presidentit Zhang
Fiorentina 'pret një kërkim falje' nga Interi dhe presidenti i tyre Steven Zhang, pasi thashethemet mbrëmë sugjeruan se Rocco Commisso u përpoq të thyente derën e dhomës së zhveshjes në Stadio Franchi.
Tension pati brenda dhe jashtë fushës në Firence, ku Interi siguroi një fitore të vonshme 4-3 ndaj toskanëve.
Raporte të shumta në Itali pohuan se pati një shkëmbim fjalësh të nxehta midis drejtorëve të klubit Beppe Marotta dhe Joe Barone pas fishkëllimës së fundit, duke shtuar se presidenti Rocco Commisso u përpoq të thyente derën e dhomës së zhveshjes.
Fiorentina i ka mohuar zyrtarisht lajmet me një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare mbrëmë, ku përmendet edhe presidenti i Interit Zhang.

“Presidenti Commisso thjesht i uroi lojtarët e tij dhe trajnerin për paraqitjen e shkëlqyer”, thanë toskanët. Prandaj, pronari i La Viola “pret një falje zyrtare nga Interi, presidenti i tyre Steven Zhang dhe kushdo që ka përhapur këtë lajm të rremë, duke rikthyer të vërtetën sa më shpejt të jetë e mundur”.
Smentita ACF Fiorentina https://t.co/12fblFKKXG
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) October 22, 2022
Fiorentina mbeti e tërbuar pasi Federico Dimarco nuk e pa të kuqin, pavarësisht një ndërhyrje të ashpër në gjurin e Bonaventurës, që si rrjedhojë u akordua penallti për vendasit, ku në gol e shndërroi Cabral.
Ata u ankuan gjithashtu për shkak të një faulli të mundshëm të Edin Dzeko ndaj Nikola Milenkovicit në aksionin vijues që çoi në golin e fitores së vonuar që mbante firmën e mesfushorin armenian Mkhitaryan.

“As nuk di çfarë të them. Është një tjetër dyshim mbi vendimet e gjyqtarëve, pasi ka pasur një faull disa momente para golit të fitores”, tha trajneri i Fiorentinës, Italiano, për Sky Sport Italia mbrëmë.
