Finalja e NBA-së: Denver Nuggets për herë të parë në histori të saj kampione, e mposht Miamin në ndeshjen e pestë finale
Denver Nuggets ka shënuar fitore 94:89 ndaj Miami Heat në finalen e pestë, kështu për t’u bërë kampione për herë të parë që nga ekzistimi i saj si klub.
Miami përveç në një ndeshje, nuk arriti të shkaktonte probleme të mëdha për skuadrën e serbit Jokic.
Në anën tjetër, vendasit sërish u treguan të pandalshëm në zonën për dy pikë, duke konfirmuar pikën e fort të tyre.
Heat ishte kundërshtar i denjë në këtë ndeshje vetëm në pjesën e parë, ku edhe shkoi në pushim në epërsi.
Çereku i parë përfundoi 24:22 në të mirë të mysafirëve, e 12 minutat e ardhshëm ata ngritën epërsinë edhe për pesë pikë tjera, për ta çuar rezultatin në 51:44 apo +7 pikë dallimi.
Nga aty e tutje Nuggets morën gjithçka nën kontroll. Vendasit fituan çerekun e tretë 26:20 dhe në minutat e fundit të takimit hynë në ndeshje me vetëm një pikë dallim, ku në fund fituan 24:18 apo 94:89, për t’u shpallur kampione për herë të parë në historinë e saj si klub.
Më i miri edhe në këtë ndeshje ishte serbi Nikola Jokic, që kontribuoi me 28 pikë, 16 rebounds e katër asistime, teksa pati ndihmën edhe të Michael Porter Jr. që shënoi 16 pikë. Ndërsa te Miami sërish shkëlqeu Jimmy Butler por 21 pikët e tij ishin të pamjaftueshme për të bërë diçka më shumë.
Denver këtë sezon ka bërë arritjen më të madhe që kur ka filluar të paraqitet në NBA, nga viti i largët 1976. Ky është titulli i parë kampion, teksa më herët kishin fituar vetëm divizionin e tyre.
Kujtojmë se Nikola Jokic u shpall si lojtari më i vlefshëm i finales, që njihet ndryshe si MVP Finals.
