Filozofi nga Shqipëria: Si e gjen Xhaka të drejtën të thotë se Serbia ia ka persekutuar e vrarë familjen kur bën gjeste të tilla të nivelit ksenofob serb - NACIONALE

Filozofi nga Shqipëria: Si e gjen Xhaka të drejtën të thotë se Serbia ia ka persekutuar e vrarë familjen kur bën gjeste të tilla të nivelit ksenofob serb

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Filozofi dhe antropologu nga Shqipëria, Përparim Kabo, e ka kritikuar Granit Xhakën për sjelljet e tij gjatë fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës të premten, duke ngritur pikëpyetje se si mesfushori shqiptar mund të thotë para botës se Serbia ia kishte përndjekur e vrarë familjen nëse bie ne nivelin ksenofob serb.

Ai e quajti vëlla dhe e pranoi se Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptarë të Kosovës që kishin migruar atje, ishte mbreti i ndeshjes duke e frymëzuar përsëri Zvicrën drejt 1/8 së finales në Botëror.

“Nuk e kuptoj se si ato talente që ka ekipi serb, janë në moshë të re dhe janë kaq të molepsur me një lloj ksenofobie dhe urrejtje ndaj shqiptarëve. Urrejtja dhe ksenofobia te ata vjen që nga dhoma e zhveshjes.

Provokimet erdhën edhe nga shkallët edhe në fushë, por unë e kam me vëllain tim Xhakën. Xhaka është rritur në Basel, unë kam një mik në Zvicër, Andres Gross, profesor i madh, i cili ka një dashuri të jashtëzakonshme për shqiptarët e Baselit dhe është edhe tifoz i ekipit.

Nëse dikush të provokon edhe me fyerje banale deri në sharje nga familja, nëna apo babai, është aftësi e jotja për të ruajtur qetësinë dhe për të transmetuar një lloj emancipimi në fushë.

Pra në qoftë se ti rritesh në Zvicër në kombin e William Tellit që për të treguar ndershmërinë e tij vuri mollën mbi kokë të fëmijës për ta goditur me shigjetë. Nëse ti luan në Angli, në vendin e Shekspirit e John Lockes, si bie në nivel të Vlahovicit dhe bënë gjestin që bëri ai duke kapur atë që nuk thuhet dhe e bën edhe ti e shëtit gjithë botën.

Si do ta gjesh të drejtën të thuash që familja ime është persekutuar, është vrarë është bërë e prandaj unë po e bëjë këtë gjest? Jo, kjo nuk falet. Pavarësisht se ata e provokuan, e shanë, pavarësisht se ata bënë atë gjestin, Xhaka ishte mbreti i fushës dhe duhej të qëndronte i tillë”, tha ndër tjera Kabo në Top Channel Albania.

Lajme të ngjashme