Figo: U befasova që Real Madridi e bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë
Ish ylli i Real Madridit Luis Figo thotë se e kupton zhgënjimin e mos fitimit të Topit të Artë, por ishte befasi e madhe ta shohësh delegacionin e klubit madrilen duke e bojkotuar ceremoninë.
Asnjë përfaqësues i Real Madridit nuk mori pjesë të hënën pasi morën vësh që Vinicius Jr nuk do ta fitonte Topin e Artë, mirëpo mesfushori spanjoll Rodri.
Figo, që e ka fituar vetë Topin e Artë në vitin 2000 tha se atëherë e kishte ditur më herët se kush do të ishte fituesi, mirëpo organizuesit tani e mbajnë të fshehët deri në minutën e fundit.
“Isha në hotel kur dëgjova lajmet për mungesen e tyre. Më befasuan, ka gjithnjë shans për të fituar kur je i nominuar. Kur e fitova, e dija rezultatin final më herët por tani provojnë ta mbajnë sekret deri në minutën e fundit”.
“Ka fitues dhe humbës në secilin vendim. Kam humbur më parë, prandaj e di zhgënjimin mirëpo ti gjithnjë duhet të përfshihesh”.
Figo ndër të tjera ishte i lumtur që pa dy lojtarët e Interit Lautaro Martinez e Hakan Çalhanoglu.
“Gjithnjë e ndjeki futbollin italian me shumë interes. Ishte kohë e mirë për mua. Interi duket shumë i fortë dhe kjo më bën të lumtur. Neurazzurët janë gjithmonë në zemrën time”, deklaroi ai për "Gazzetta dello Sport".