FFK organizon kamp stërvitor me futbollistë që shihen kandidat për ekipin A
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka organizuar një kamp stërvitor me talentët e rinj, që shihen si kandidatë potencial për të luajtur në ekipin A në të ardhmen e afërt.
FFK ka ftuar lojtarë nën 21 vjeç tek te cilët ka besim të plotë se do të shkëlqejnë në të ardhmen.
Kampi stërvitor do të zhvillohet në Prishtinë në datat 12-15 janar, ndërsa do të vëzhgohen nga përzgjedhësi Franco Foda.
“FFK-ja organizon kamp stërvitor me futbollistët e rinj, kandidatë potencialë për ekipin kombëtar “A”.
🏃Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas përcjelljes së vazhdueshme të futbollistëve të rinj që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar, ka vendosur që nga data 12 deri më 15 janar të organizojë një kamp stërvitor në Prishtinë, për të parë nga afër futbollistët e rinj (nën 21 vjeç) që janë kandidatë potencialë për ekipin kombëtar “A”.