“FFK ka bërë shkelje të kriterit territorial”, KAS vendos që KF Dinamo të garojë në grupin B të Ligës së Parë - NACIONALE

“FFK ka bërë shkelje të kriterit territorial”, KAS vendos që KF Dinamo të garojë në grupin B të Ligës së Parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KAS ka vendosur përfundimisht që KF Dinamo të garojë në Ligën e Parë grupi B, duke theksuar se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë shkelje të kriterit territorial.

Dinamo ishte ankuar në mënyrën si ishte bërë shorti për grupet në Ligën e Parë, meqenëse asnjë zyrtar i klubit nuk kishte qenë i pranishëm dhe në fund rezultuan se ishin në grupin A.

Kësisoj, Dinamo u ankua fillimisht në FFK – ku nuk morën përgjigje dhe pastaj dërguan çështjen në KAS, me pretendimet se duhet të garojnë në grupin B, aty ku do t’i zhvillojë ndeshjet edhe rivali lokal, KF Ferizaj.

Ankesën e tyre, KAS-i e ka marrë si plotësisht të bazuar andaj ka obliguar FFK-në që menjëherë ta dërgojë Dinamon në grupin B.

Padia e KF Dinamo nga Ferizaj, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës është e bazuar”.

Obligohet Federata e Futbollit të Kosovës menjëherë që KF Dinamon ta vendosë të garojë në grupin B të Ligës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës të përcaktuar me propozicionet e Garave (neni 3) të FFK-së 2023/24, të aprovuar më datë 04/07/2023 nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”.

Arsyeja:

KF Dinamo nga Ferizaj ka hyrë në Ligën e Parë të Kosovës gjatë kampionatit arespektiv. Sipas Propozicioneve të Garave KF Dinamos i takon të garojë në Ligën e Parë grupi B, aty ku garon edhe një tjetër klub nga Ferizaj – KF Ferizaj”.

GJAS gjatë shqyrtimit merito të çështjes, bazuar në provat e ofruara, konstaton se FFK me rastin e ndarjes së klubeve futbollistike në grupet e Ligës së Parë ka bërë shkelje territorial, të përcaktuar në nenin 2 të Propozicionit të Garave 2023/24, të datës 04/07/2023 aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”.

Çfarë thotë Propozicioni i Garave, që FFK-ja e theu me dërgimin e Dinamos në grupin A të Ligës së Parë?

Në nenin 3 të Propozicionit të Garave, thuhet më së miri për rregullat e Ligës së Parë, saktësisht të dy grupeve.

Grupi A që ka 10 ekipe, do ta përfshijë rajonin e Mitrovicës, Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa, grupit B i takojnë rajoni i Prishtinës, Ferizajt dhe Gjilanit, kësisoj FFK-ja theu rregullat me atë vendim.

Lajme të ngjashme