FFK-ja publikon video tejet motivuese para ndeshjes me Izraelin
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video motivuese në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova do ta fillojë fushatën e dytë kualifikuese për një evropian në historinë e vet të shtunën përballë Izraelit në Tel Aviv.
Me një slogan: “From pain to Glory my Dardanian story”, që në shqip përkthehet si “Nga vuajtja në lavdi, tregimi im dardan”.
Pjesë e vidoes motivuese janë disa fëmijë që u lënë dhurata në befasi në pragun e dhomës së hotelit të lojtarëve, si Milot Rashica, Edon Zhegrovës, Mërgim Vojvoda, Donat Rrudhani, Florent Muslija, Samir Ujkani, Aro Muric dhe Valon Berisha, të cilët i hapin dhuratat me mbishkrimin “Dardanët”.
Videoja përcjellët me narracionin: “Rrugëtuam bashkë, në ditë të mira e të këqija. Festuam fitoret e nuk u dorëzuam nga humbjet. Bashkë kokën lart vetëm me një qëllim. KOSOVA. Rruga drejt Gjermanisë nuk është e lehtë, por motivi që na shtyn drejt çdo fitoreje është më i madh se çdo pengesë që na del gjatë rrugës. Pa harruar të kaluarën po ecim të sigurt drejt së ardhmes. Emocionet e ëndrrës së madhe. Bashkë po e çojmë Kosovën në Kampionatin Evropian. Dardanët kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në diell, stuhi, borë e shi, duke kënduar e duke motivuar çdo lojtarë në fushë. Nga Fadil Vokrri në Alianz Arena le të jehojë BESA BESË e le të vulvitet flamuri.”
Pas përballjes me Izraelin në udhëtim, Kosova e pret Andorrën për ndeshjen e dytë dhe të fundit këtë muaj në stadiumin Fadil Vokrri të martën më 28 mars në Prishtinë.
Përveç Izraelit e Andorrës, Kosova pjesë të grupit I kualifikues i ka edhe Zvicrën, Bjellorusinë dhe Rumaninë. /Orselina Lazraj/