FFK e përjashton Ulpianën dhe Vllazninë nga Liga e Parë, një ditë pasi konstatoi se kanë kurdisur ndeshjen - NACIONALE

FFK e përjashton Ulpianën dhe Vllazninë nga Liga e Parë, një ditë pasi konstatoi se kanë kurdisur ndeshjen

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit janë përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar shtëpi e futbollit kosovar, FFK, pas vendimit të marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, të shkallës së parë.

Vllaznia e fitoi takimin ndaj Ulpianës me rezultat 4:3, përballje kjo që u diskutua shumë prej momentit të përfundimit të ndeshjes, pasi dukej qartë se diçka nuk ishte në rregull, ku shihej mos-angazhimi në fushë në shumë raste nga lojtarët vendas.

Dje Komisioni i Garave mori vendim që ndeshja mos të regjistrohej, ndërsa dora e fortë u tregua nga FFK, e cila njoftoi se këto dy skuadra nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë të Kosovës.

Skuadrat kanë afat që në afat kohor prej tetë ditësh të paraqesin ankesë, por që vendimi tashmë është ekzekutuar deri në pritje të shkallës së dytë të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës.

Lajme të ngjashme