FFK e dënon Arsim Kabashin shkaku që “dyshohet” se sulmoi trajnerin e Fushë Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka dënuar presidentin e FC Ballkanit Arsim Kabashi, pavarësisht që nuk e kanë konfirmuar që ka sulmuar trajnerin e Fushë Kosovës Burim Shala.
Sipas FFK-së, Kabashi dyshohet se pas ndeshjes sulmoi fizikisht Shalën.
“Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruhet në komunikatën e FFK-së.

Këto vendime të çuditshme s’janë befasi, ngase FFK-ja edhe kohëve të fundit ka vepruar njëjtë, siç ishte rasti i përjashtimit të Ulpianës dhe Vëllaznisë së Pozhoranit pa u bërë 24 orë nga momenti kur nisën hetimet.