FFK-ja nesër e zgjedh kryetarin e vjetër në një kuvend kontrovers dhe jodemokratik - NACIONALE

FFK-ja nesër e zgjedh kryetarin e vjetër në një kuvend kontrovers dhe jodemokratik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit e Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00 për emërimin e kryetarit... të vjetër, në atë që është quajtur dhe kritikuar si kuvend zgjedhor kontrovers dhe jodemokratik.

Ky është cilësuar si kuvendi më jodemokratik për ta zgjedhur udhëheqësin e shtëpisë së futbollit, duke qenë se kryetari i tanishëm Agim Ademi është kandidati i vetëm, dhe shumë arsyeje të tjera.

60-vjeçarin do të emërohet në një kuvend ku mediave dhe gazetarëve iu është ndaluar pjesëmarrja.

Më 2 mars, FFK-ja i shpalli zgjedhjet e reja për 6 prill, duke iu dhënë kandidatëve të mundshëm jo më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitet programet e tyre.

Duke bërë kështu, ajo akuzohet se e ka shkelur Nenin 39 të Statutit të federatës, i cili thekson se kuvendi zgjedhor për emërimin e presidentit të FFK-së duhet të thirret dy muaj më herët.

Ministria e Sportit gjeti se FFK-ja e ka shkelur ligjin për sport si dhe Statutin e vet.

Ademi, një njeri me një varg telashesh të pandërprera me ligjin, si vepër penale për detyrim në tentativë, nën hetime për kurdisje të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe i dyshuar për sulme të shpeshta fizike ndaj zyrtarëve të federatës, po këmbëngul në fitimin e një mandati tjetër katërvjeçar në krye të shtëpisë së futbollit.

Ai u sigurua që rruga e tij drejt mandatit të dytë në shtëpinë e futbollit në vend të jetë plotësisht e hapur dhe e pasfiduar.

Kundërshtarit të tij të vetëm, Gramoz Vokrrit - i cili është djali i legjendës së futbollit shqiptar dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri - iu mohua kandidimin pasi një komision i federatës nuk ia pranoi kandidaturën.

Komisioni i FFK-së pretendoi se ka gjetur se nënshkrimet që Vokrri i kishte siguruar nga FC Prishtina, FC Ulpiana dhe FC Kika janë të kontestueshme, duke mos i pranuar ato. Kjo ia bëri ta pamundur kandidimin atij dhe e ia hapi plotësisht rrugën presidentit të tanishëm Agim Ademi për ta kërkuar një mandat të dytë katërvjeçar i pa sfiduar.

Javën e kaluar, Vokrri e paditi në gjykatë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke e akuzuar se e ka shkelur statutin e vet dhe ligjin për sport me shpalljet e zgjedhjeve për president për datën 6 prill, si dhe për rrëzimin e kandidaturës së tij për president, duke kërkuar që zgjedhjet të pezullohen.

Por ankesa e tij është vlerësuar si e pabazë nga gjykata, duke i hapur rrugë zgjedhjeve me një kandidat për shef të shtëpisë së futbollit në vend.

Kjo nënkupton se Ademi do të rizgjidhet president edhe për katër vite të tjera dhe do ta ulët përsëri në bankën e të akuzuarit edhe në mandatin e tij të dytë si shef i futbollit në vend.

Sepse 60-vjeçari është në pritje të një seance gjyqësore në rigjykim për veprën penale detyrim në tentativë, e cila nuk ka të bëjë me futbollin, për të cilën ishte dënuar me 9 muaj burgim efektit nga Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në vitin 2019, para se Gjykata Supreme ta shfuqizonte verditkin ndaj tij, duke urdhëruar që gjykimi për këtë rast të nisë nga fillimi, pra nga shkalla e parë.

Javë më parë Ademi u mbajt një natë në stacionin policor në Prishtinë si i dyshuar për sulm fizik ndaj Artan Govirit, zyrtarit për marrëdhënie me jashtë në FFK.

Lajme të ngjashme