Ferrieri Caputi – gruaja e parë që ndan drejtësinë në një ndeshje të Serie A-së - NACIONALE

Ferrieri Caputi – gruaja e parë që ndan drejtësinë në një ndeshje të Serie A-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Maria Sole Ferrieri është gjyqtarja e parë grua që do të ndajë drejtësinë në një ndeshje zyrtare në elitën e futbollit italian. Ajo do të jetë në gjyqtare në ndeshjen ndërmjet Sassuolos dhe Salernitanas që zhvillohet këtë të diele në Mapei Stadium.

32-vjeçarja kishte marrë lajmin më të mirë për karrierën e saj para se të fillonte sezoni i ri i Serie A-së, ku Shoqata e Gjyqtarëve italian e promovoi nga Serie B në Serie A.

Gjyqtarja italiane është ngritur me shpejtësi në rangun e futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke i dhënë një frymë të pastër botës së gjyqtarëve në AIA, pasi bëri përshtypje në ndeshjet e Serie D dhe Serie C.

Ferrieri Caputi prima arbitro donna in A: ufficialità il 1° luglio. Rocchi: "Se arriva è perché lo merita"

Sezonin e kaluar, Ferrieri Caputi mbikëqyri ndeshjen e saj të parë në Serinë B, duke drejtuar një ndeshje që përfundoi me barazim 0-0 midis Cittadella dhe SPAL, dhe në të njëjtin vit ajo u bë gjyqtarja e parë grua që mori pjesë në një ndeshje ku përfshihej një ekip i Serisë A, në fitoren e Cagliarit 3:1 ndaj Cittadellas në Kupën e Italisë.

Siç njoftoi Sky Sports Italia, Ferrieri Caputi ka thyer një tjetër barrierë për t'u bërë gjyqtarja e parë grua që drejton një ndeshje të Serisë A-së, duke u caktuar në ndeshjen e ardhshme të Sassuolos kundër Salernitanas.

32-vjeçarja vazhdon të impresionojë teksa ngrihet lart e më lart dhe së shpejti mund të bëhet një pjesë e rregullt e ligës italiane.

Caputi pasi ishte promovuar ne AIA, kishte treguar historinë e saj se si vendosi të bëhej një gjyqtare futbollit.

Ajo tha se kjo erdhi për arsyen se prindërit e saj nuk e lanë që ajo të luante dhe vendosi të ndiqte kurse për gjyqtare.

“Prindërit e mi nuk donin që unë të luaja futboll, por tani ata mendojnë ndryshe. Kursi për gjyqtarët dukej si një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe ishte diçka e mirë për ta ndarë me bashkëmoshatarët, mbi të gjitha. Tani jam duke punuar fort për sezonin që po vjen, shpresoj se kjo do t’i motivojë gratë se mund ta bëjnë këtë punë.”

Promovimi në Serie A për Caputin është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e saj, fillimisht për ngritjen e profilit të saj dhe gjithashtu që të rritet ndikimi i gruas në futboll dhe diversiteti të jetë në nivelin e duhur në futbollin italian.

Lajme të ngjashme