Fernandes: Man United dëshiron më shumë trofe - NACIONALE

Fernandes: Man United dëshiron më shumë trofe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes thotë se duan ta fitojnë më shumë trofe pas suksesit në Carabo Cup.

"Djajtë e Kuq" i dhanë fund pritjes gjashtëvjeçare për trofe duke mposhtur Newcastle Unitedin në finalen e Carabao Cup falë golit të Casemiros dhe autogolit të Botman.

"E kemi kërkuar këtë moment. Jam i lumtur sepse kemi fituar trofe, por dua më shumë".

Portugezi tutje deklaroi se për Man Unitedin trofetë asnjëherë nuk do të jenë të mjaftueshëm.

"Është trofeu i parë i sezonit, por ne duam më shumë. Trofetë nuk janë të mjaftueshme për këtë klub".

Manchester United vazhdon të mbetet për trofe në këtë edicion, duke "luftuar" në të gjitha garat.

"Djajtë e Kuq" janë në raundin e 16-të në Ligën e Evropës, ndërsa do të përballen të mërkurën ndaj West Ham Unitedit për raundin e pestë të FA Cup.

Përndryshe, United ndodhet edhe në garën për titull duke qenë në pozitën e tretë në tabelë, tetë pikë prapa liderit Arsenal me 14 xhiro të mbetura deri në fund.

Lajme të ngjashme