Ferdinand: Ten Hag nuk po tregon respekt për Maguire - NACIONALE

Ferdinand: Ten Hag nuk po tregon respekt për Maguire

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rio Ferdinand ka këshilluar kapitenin e Manchester Unitedit, Harry Maguire të largohet menjëherë nga klubi dhe ka akuzuar trajnerin Erik ten Hag që nuk po e respekton qendërmbrojtësin.

Ferdinand që është një ndër mbrojtësit legjendarë të "Djajve të Kuq" bëri 455 paraqitje për gjigantin e Premierligës gjatë 12 viteve në "Old Trafford", ka pranuar se do të kërkonte një klub të ri nëse do të ishte në vendin e Maguire.

44-vjeçari ka këshilluar anglezin të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit sidomos pasi Shaw luajti si qendërmbrojtës në xhiron e fundit.

"Luke Shaw ka luajtur si qendërmbrojtës përpara tij. Kjo është sikurse unë të kisha luajtur mirë në Kupën e Botës, të gjithë të thonë se bëra mirë dhe pastaj Patrice Evra të luajë si qendërmbrojtës".

"Do ta kisha mbytur Patricen. Do ta kisha lënduar në stërvitje që të mos ishte në gjendje dhe pastaj do të shkoja te trajneri. Do hyja menjëherë në zyrën e tij dhe t'i thosha "Ti je duke treguar mosrespekt ndaj meje".

"Harry Maguire duhet të ndryshojë skuadër. Mendoj se ai qëndron vetëm shkaku i ndeshjeve dhe ata nuk mund të marrën dikë tjetër. Ai luan në ndeshjet e kupës".

29-vjeçari ka bërë disa paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën e Botës deri në çerekfinale, ku pësuan humbje nga Franca.

Sidoqoftë, pozita në 11-shën bazë është e zënë nga Raphael Varane dhe Lisandro Martinez që preferohen nga Ten Hag.

Kujtojmë, anglezi është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori - ku Man United investoi 80 milionë funte në vitin 2019.

Lajme të ngjashme