FC Prishtina thotë se Plisat e tradhtuan klubin, akuzon edhe FFK-në - NACIONALE

FC Prishtina thotë se Plisat e tradhtuan klubin, akuzon edhe FFK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka akuzuar se tifozët Plisat e kanë tradhtuar klubin pasi nuk ishin në mbështetje të lojtarëve pas triumfit, derisa akuzuan FFK-në që s’iu dha licencen.

Me anë të një komunikate të gjatë zyrtare, klubi bardhëkaltër fillimisht kritikoi tifozët që nuk i qëndruan pas klubit pasi fituan Kupëne Kosovës.

Për Prishtinën, suksesi ishte jetik. Fatkeqësisht, tifozët tanë në tribunën jugore, jo që nuk përkrahen për asnjë minutë djemtë e ekipit, por ata as nuk qëndruar për t’i përshëndetur futbollistët apo për t’iu gëzuar triumfit. Kjo do të duhej të ishte primare për një grup tifozësh, nëse vetëm kanë harruar qëllimin për çka shërbejnë. Iu kemi dalë në ndihmë duke iu blerë bileta dhe duke iu financuar fishekzjarrët dhe koreografinë, por klubi u ndje i tradhëtuar.

Edhe sikur të donim të kuptonim reagimin e tyre prej tifozerisë, dje u thye çdo kodeks mirëbesimi, besnikërie dhe tifozerie. Nuk mbahet në mend një ngjarje sportive, e aq më pak finale, që një grup tifozësh mos ta përkrah skuadrën qoftë edhe për një minutë të vetëm. E tërë koha kaloi në sharje dhe ofendime”.

Pastaj, Prishtina akuzoi një aksionar (nuk ia përmenden emrin) se flet në televizione mirëpo që 18 vite nuk ka investuar asnjë cent brenda klubit bardhëkaltër.

Paraprakisht kishim paralajmërime dhe njohuri që e njëjta do të ndodhte dhe për ironi kjo u paralajmërua nga një aksionar aktual i klubit në televizion. Natyrisht, ky aksionar ka harruar ndërkohë që është pjesë e klubit, edhe sepse aktualisht paguhet nga FFK dhe i njëjti për 18 vite sa është aksionar jo vetëm që nuk ka kontribuar asnjë cent në arkën e klubit, por nuk e mban mend askush të ketë blerë një biletë të vetme për të parë ndonjë ndeshje futbolli në “Fadil Vokrri”.

Ne si klub, me shkas nuk vendosëm të reagonim para ndeshjes, duke mos dashur të besojmë se një gjë e tillë do të ndodhte. Megjithatë ndodhi dhe atë në formën më brutale të mundshme.

Tentimi i fajësimit të krerëve të klubit tonë, të cilët me të mirat dhe të këqijat e tyre, e që nga viti 2005 kur është privatizuar klubi, i ka sjellë skuadrës pesë tituj kampioni dhe pesë trofe të Kupës së Republikë, duke mbajtur klubin gjallë duke e bërë klubin më të suksesshëm në vend, mund të vinte vetëm nga pala e tretë”.

E në fund, Prishtina akuzoi FFK-në se nuk i ka licencuar me qëllim duke përmendur faktin se disa klube “pro” si Dukagjini, Llapi dhe Gjilani kanë marrë ‘dritën e gjelbër”.

Shihni se cilat skuadra kanë përfituar këtë edicion, kush i ka licencuar dhe kush qëndron fuqishëm pas tyre. Tentimi i baltosjës së krerëve të klubit tonë, tërësisht shërben që t’i mbulojnë bëmat e tyre të shëmtuara në favor të ndonjë klubi tjetër dhe interesave të ngushta të tyre.

Edhe vetë caktimi i ndeshjes për ditën e hënë, ditë e pazakonshme për një finale kupe, edhe bllokimi, mbase i qëllimshëm i shitjes së biletave, tentimet për përçarje të grupit tonë të adhuruesve, edhe moslicencimi i skuadrës, me parime të njëjta ashtu siç janë licencuar edhe Dukagjini, Llapi dhe Gjilani, janë vepra të aktorëve të njëjtë që fshihen nën ombrellën e FFK-së.

Shihni reagimet e tyre të pas ndeshjes, se kë e lavdërojnë, kë e qojnë në qiell dhe kë e fajësojnë.

Si ju merr mendja, po të fyhej për 100 minuta ndeshje, shembull, Agim Ademi, a do të merrnin paralajmërim tifozët? A do të ndërpritej ndeshja? A do të zbrazej tribuna?”.

Lajme të ngjashme