FC Drita paralajmëron ndryshime në skuadër, mirëpo s’e largon trajnerin grek - NACIONALE

FC Drita paralajmëron ndryshime në skuadër, mirëpo s’e largon trajnerin grek

3 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

FC Drita do të bëjë një ‘rindërtim’ të skuadrës gjatë afatit kalimtar veror, por trajneri Akis Vavalis do të vazhdojë të jetë i paprekshëm, kështu se paku thotë drejtori i klubit Valon Zymberi për Gazetën Nacionale.

Drita humbi titullin këtë edicion tre xhiro pa përfunduar kampionati, pasi u ndalen nga rivali Gjilani në një barazim, e pastaj edhe humbën ndaj Malishevës.

Menjëherë erdhën kritikat për Vavalis, mirëpo për bordin drejtues tekniku grek vazhdon të jetë i paprekshëm, gjë që e konfirmoi edhe Zymberi.

Jo, ajo as nuk është çështje. Trajnerin (Akis Vavalis) e kemi marrë për një plan afatgjatë, pavarësisht se çfarë do të ndodhte në garën për titull, këtë gjë e kemi bërë me dije nga dita e parë”.

Trajneri do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë aspak. Ka mbetur edhe një xhiro, po presim që ta kryejmë e pastaj të mblidhemi me të gjithë bordin për të diskutuar dhe analizuar të gjitha detajet”.

Një tjetër postim që mori vëmendje ishte i presidentit të klubit Valon Murseli që postoi në ‘Facebook’ disa fshesa, duke konfirmuar ndryshimet e mëdha.

Sa i përket këtij postimi, Zymberi deklaroi se presidenti i klubit gjilanas ka qenë tejet i zemëruar prandaj edhe e ka bërë postimin duke shtuar se do të ketë ndryshime vetëm te ekipi i parë.

Presidenti (Valon Murseli) ka qenë shumë i frustëruar pas asaj dhe i ka postuar disa fshesa, por e ka pasur fjalën për ndryshime tek lojtarët mirëpo jo te trajneri. S’ka asi revolucioni sepse s’kemi caktuar pesë apo 10 lojtarë të largohen. Do të takohemi që të diskutojmë se bashku”.

Në fund, ai e pranoi se Drita mund të shesë disa lojtarë në Evropë mirëpo gjithçka do të varet nga paraqitjet në kualifikimet për garat evropiane.

Interesim për lojtarët tanë ka pasur edhe vitin e kaluar. Ka disa klube që i kanë vëzhguar lojtarët tanë edhe këtë vit, por gjithçka do të vendoset pas ndeshjeve evropiane, ashtu siç ndodhi me Arbnor Mujën”.

Klubet evropiane zakonisht preferojnë të shohin paraqitjen e lojtarëve në garat e Evropës pasi ligën tonë s’po e marrin fort seriozisht. Nëse bëjmë paraqitje të mira besoj që do të kemi edhe oferta konkrete. Përndryshe nëse jo, s’na këqyr askush”, nënvizoi Zymberi.

Në xhiron e fundit, Drita do të jetë mysafir i skuadrës të rënë nga liga, KF Drenicës.

Lajme të ngjashme