FC Ballkani më fat: Kundërshtarë të lehtë në letër për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

FC Ballkani më fat: Kundërshtarë të lehtë në letër për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës FC Ballkani do të ketë të “lehtë në letër” ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Xhebrailat” kanë mësuar pesë kundërshtarët e mundshëm, ku tre prej tyre janë skuadra shqiptare.

Ballkani do të gjendet në vazon e parë, ndërsa kundërshtarë mund ta ketë Hamrun Spartans, FC Strugën, FK Deçiq, KF Egnatian ose Santa Coloma.

Asnjëra nga këto skuadra nuk është nivel më i lartë se kampioni i Kosovës, prandaj ekziston mundësia e madhe që të arrijë në raundin e dytë kualifikues.

Kujtojmë, Ballkani fatkeqësisht është dobësuar në skuadër këto ditë meqenëse humbi yjet si Armend Thaqi, Edvic Kuc dhe Nazmi Gripshi, ndërsa ka raportime se mund t’iu ikë edhe Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba.

Përndryshe, shorti do të hidhet të martën – ku Ballkani më saktësisht do të mësojë se kë e ka kundërshtar.

“Xhebrailat” që dy sezone radhazi kanë avancuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa këtë herë do të tentojë të shkojë më larg.

Lajme të ngjashme