Fanella e Messit pas Kupës së Botës vendoset në ankand, çmimi vazhdon të rritet - NACIONALE

Fanella e Messit pas Kupës së Botës vendoset në ankand, çmimi vazhdon të rritet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fanella që Lionel Messi mbajti për herë të parë te PSG pas triumfit të Argjentinës ndaj Kupës së Botës është vendosur në ankand dhe çmimi është vetëm duke u rritur.

Messi drejtoi Argjentinën në Kupën e Botës "Katar 2022" në dhjetor dhe u rikthye te PSG si hero. Pasi mori një "gardë nderi" me bashkëlojtarët, ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj Angers.

Në ndeshjen e parë pas Kupës së Botës, PSG shënoi fitore 2:0 me golin e dytë që ishte i argjentinasit. Dhe fanella me numrin 30 që e mbajti në atë sfidë është vendosur në ankand te "Matchwornshirt".

Fanella me aforizmin "GOAT" në krahë deri me tani ka marrë disa oferta afër 23 mijë euro, ku ka mbetur më pak se dy ditë që kanë mbetur para se të mbyllet ankandi.

Ankandi do të mbyllet zyrtarisht më 15 janar 2023, kur "Parisienët" do të përballen me Rennes në ligë.

Tifozët parisienë janë optimist se Messi edhe do ta rinovojë kontratën, për të cilin u raportua për një marrëveshje verbale tashmë të arritur me klubin francez.

Sidoqoftë, ka interesim për argjentinasin edhe nga Inter Miami, ish klubi Barcelona dhe skuadra arabe Al-Hilal.

Lajme të ngjashme