Fanella e Lewandowskit kthehet në shitje pas problemit me shkronjën ‘w’ - NACIONALE

Fanella e Lewandowskit kthehet në shitje pas problemit me shkronjën ‘w’

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një lajm i mirë ka ardhur dje për tifozët e Barcelonës, pasi në shitoren zyrtare të klubit është kthyer fanella e Robert Lewandowskit pas një mungese të shkronjës ‘w’ që kishte dy ditë më parë. Tani të gjithë tifozët që dëshirojnë një fanellë me lojtarin më të ri të Barcelonës, mund ta gjejnë pa asnjë problem.

Sulmuesi polak ka qenë nënshkrimi më i madh për Barcelonën në këtë afat kalimtar veror dhe nuk është aspak e çuditshme që kërkesat për ta pasur një fanellë të tij kanë arritur kulmin, deri në pikën kur një shitës tregoi se është shpenzuar një shkronjë, dhe përgjatë dy një dite e gjysmë nuk janë shitur fanellat e Lewas.

Sidoqoftë, pas këtij problemi në NikeStore në Camp Nou, tifozët janë njoftuar se shkronja ‘w’ ka arritur tashmë në dyqan.

‘Lewandowski’ – zgjidhet problemi me shkronjën W

Lewandowski në emrin e tij në fanellë ka dy ‘w’, gjë që bëri NikeStore të mos kishte më në dispozicion.

Në një video të postuar në Instagram, një punëtor i dyqanit zyrtar të Barcelonës shpjegoi arsyen se pse nuk janë duke shitur fanella të Lewas.

“Nuk kemi shkronjën ‘w’, dhe ai ka dy këso shkronja në fanellë, kemi shitur të gjitha deri tani dhe nuk kemi më në dyqan.”

Sidoqoftë, në videon e postuar të mërkurën nga faqja zyrtare e klubit në Instagram, tregojnë se kanë kthyer në dispozicion fanellat e sulmuesit polak pas sigurimit të shkronjës ‘w’, dhe tani kushdo që dëshiron mund ta ketë një fanellë të tillë.

Kur pritet të debutojë Lewandowski?

Barcelona bëri zyrtar kalimin e Lewas vetëm në ditën e martë, pak orë para miqësores parasezonale me skuadrën amerikane, Inter Miami.

Ai mori pjesë në përgatitjet para ndeshjes së bashku me bashkëlojtarët, por nuk bëri debutimin e tij në atë ndeshje.

Klubi katalanas do të kthehet në aksion këtë të diele kundër rivalit të përbetuar Real Madridit, dhe janë shanset se kjo do të jetë ndeshja e parë për Lewandowskin nën urdhrat e Xavi Hernandezit.

Lajme të ngjashme