EURO 2024 | Turqia shënon fitore komode ndaj Gjeorgjisë, Arda Guler me gol fantastik - NACIONALE

EURO 2024 | Turqia shënon fitore komode ndaj Gjeorgjisë, Arda Guler me gol fantastik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Turqisë e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në EURO 2024, duke shënuar fitore 3:1 ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të grupit F.

Turqia nuk e kishte filluar në asnjë Evropian më herët me fitore në ndeshjen e parë, andaj tre pikët në Dortmund kërkoheshin me çdo kusht nga kombëtarja e udhëhequr nga Vincenzo Montella.

Turqit ishin skuadër më e mirë në fushë gjatë 90 minutave, duke pasur më shumë raste shënimi, teksa edhe kontrolluan posedimin e topit.

Gjithçka nisi mirë për këtë kombëtare kur Mert Muldur shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 25-të, me një goditje të fuqishme, që erdhi pas një largimi të topit jo të mirë nga mbrojtja e Gjeorgjisë.

Por, Gjeorgjia u këndell shpejt dhe arriti të barazonte me Mikautadzen në minutën e 32-të, që erdhi pas një goli të anuluar të Turqisë nga VAR.

Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë, ku në 45 minutat e pjesës së dytë Turqia shënoi edhe dy gola deri në fund.

Ylli i Real Madridit, 19-vjeçari Arda Guler, shënoi një nga golat më të mirë në këtë Evropian, për ta çuar Turqinë në epërsi 2:1 në minutën e 65-të.

Teksa për rezultatin përfundimtar 3:1 shënoi Akturkoglu në minutat shtesë.

Turqia me këtë fitore 3:1 e nis mirë kampanjën e saj në EURO 2024, ku bënë pjesë në grupin F, me ndeshjen e dytë që zhvillohet pas një ore mes Portugalisë dhe Çekisë.

Lajme të ngjashme