“Është në dorën e tij” – Ten Hag me mesazh të hapur për Sanchon pas fitores në Kupën Carabao
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, insiston se e ardhmja e Jadon Sanchos, varet vetëm nga ai, pasi që nga përplasja e tyre nuk e ka ftuar më në skuadër, teksa pas fitores së djeshme ka dërguar mesazh të hapur për të.
Sancho është dëbuar nga Ten Hag pasi pretendoi se ai po bëhej fajësohej jo për gabimet e tij nga trajneri, i cili pretendoi se paraqitjet e tij në stërvitje nuk ishin të nivelit siç ai pret. Që atëherë, anglezi nuk ka luajtur për klubin.
Raportimet në Gjermani që atëherë kanë pohuar se zakonet e Sanchos kanë rezultuar në gjumë të kufizuar dhe kanë ndikuar në kohën e tij me Borussia Dortmundin në Bundesligë. Ten Hag vendosi të mos përgjigjet ndaj thashethemeve të tilla, por ai ka pohuar se 23-vjeçari është në kontroll të fatit të tij në Old Trafford.

Sancho ka fshirë llogarinë e tij në Instagram dhe shefi i United është pyetur nëse një hap i tillë mund të përmirësojë shanset e sulmuesit për t'u rikthyer në ekip.
Ai tha: "Nuk e di, varet nga ai. Nuk komentoj lojtarët që nuk janë në dispozicion."

United rikthehet në Premierligë këtë fundjavë, kundër Crystal Palace, të cilët i mposhti dje në Kupën Carabao.

