Vazhdon shantazhi i VV-së ndaj opozitës: “Seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje” - NACIONALE

Vazhdon shantazhi i VV-së ndaj opozitës: “Seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje”

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosë po e vazhdon shantazhin e paprecedent ndaj partive opozitare.

Edhe sot zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë bërë me dije se vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të do të thirret kur të arrihet marrëveshje politike në mes ë partive për zgjedhjen e presidentit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, po vazhdon të sillet si kryetar i Kuvendit.

Në vend që ta thërras seancën ashtu siç e obligon Rregullorja e Punës së Kuvendit, ai po vazhdon të bëj politikë.

Ai edhe sot ka përsëritur qëndrimin e VV-së, se nuk do të këtë seancë pa marrëveshje politike për presidentin.

Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet. Se po ndodhin ato parashikime, por nuk ka sankcione, e derisa nuk ka sankcione nuk mund të quhet shkelje. Edhe kjo s’po bëhet, për të mos respektuar rregulloren ose kushtetutën, por për ta gjetur një zgjidhje”, ka thënë Dehari.

Sipas tij, nuk ka kuptim që të thirret seanca pa marrëveshje.

Më 28 dhjetor 57 herë, nëse s’gabohem, shkuam mbajtëm seanca, apo? Edhe nuk sollën kurrfarë rezultati. Çfarë kuptimi do të kishte tash për shembull të mbajmë seanca njëra pas tjetrës edhe prapë të mos ketë rezultate? Qytetarët janë të interesuar për zgjidhje, jo për me pa se sa seanca po mbahen”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Edhe ata që në këtë rast po kërkojnë të mbahet të zgjidhet kryetari i Kuvendit e të zgjidhet kryeministri, e kanë shumë lehtë. Le të merren vesh për një president edhe mbahet pastaj një seancë edhe zgjidhen të gjitha institucionet, bëhet zgjidhja. Se qëllimi është të bëhet zgjidhja, jo vetëm të mbahen seanca për pamje”, është shprehur ai.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti VV-së, Ilir Kërçeli.

Ai ka thënë se janë në pritje të një takimi me partitë dhe subjektet politike për të arritur një marrëveshje për të gjitha pozitat institucionale.

Sa i përket thirrjes së seancës së re, siç keni dëgjuar edhe nga kryeministri Kurti, ne jemi në pritje të një takimi me partitë, me subjektet politike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës. Deri tash unë për vete nuk jam i informuar se është bërë edhe një tentim për takime të radhës me liderët e partive politike”, ka thënë ai.

Dje, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se Albin Kurti sërish do të bëjë përpjekje për t`i takuar liderët e partive opozitare.

Lajme të ngjashme