“Është çmenduri”: Maria në gjysmëfinale të Wimbledonit një vit pasi e lindi fëmijën e dytë - NACIONALE

“Është çmenduri”: Maria në gjysmëfinale të Wimbledonit një vit pasi e lindi fëmijën e dytë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mrekullitë ndodhin vërtet. Në moshën 34-vjeçare, Tatjana Maria, një grua në këtë kohë vitin e kaluar sapo e kishte lindur vajzën e dytë, arriti në gjysmëfinale të një turneu grand slam për herë të parë në karrierë në Wimbledon të martën, pasi e mposhti një gjermane tjetër, Jule Niemeier, 4-6, 6-2, 7-5.

Duke i kombinuar goditjet slice në forehand me lëvizjet e shkëlqyera në fushë dhe lojën madhështore në rrjetë, tenistja numër 103 në botë u rikthe nga 2-4 në setin e tretë vendimtar për ta siguruar një vend në mesin e katër më të mirëve.

“Po rrëqethem në tërë trupin”, tha Maria, e cila e siguroi fitoren kur goditja e Niemeier me vollei backhand përfundoi në rrjetë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër Jule, e cila vjen nga i njëjti vend si unë, të dyja jemi gjermane.

Deri në këtë dyjavësh, Maria nuk kishte arritur ta kalonte rrethin e tretë në një turne grand slam. Ajo erdhi në Wimbledon me një rekord prej 5 fitoreve e 8 humbjeve dhe madje nuk e kishte fituar asnjë ndeshje që prej US Open në vitin 2018. Por ajo i ruajti nervat për mrekulli kur ishte nën trysni.

Maria e lindi Cecilian në prill të vitit 2021 dhe u rikthye në tenis në korrik 2021, por deri në mars të këtij viti, ajo renditej jashtë 205 tenisteve të para në botë.

Ajo ka ushtruar me vajzën e vet 8-vjeçare, Carlotte, në fushën e stërvitjeve dhe ndihet krenare se po luan kaq mirë në sytë e dy vajzave të veta.

“Është ëndërr të jetosh me këtë familje, me dy vajzat e mia të vogla. Një vit më parë linda, prandaj është çmenduri”, theksoi Maria.

Lajme të ngjashme