Ermal Krasniqi: Jam në formë të mirë, e pres thirrjen nga Kosova - NACIONALE

Ermal Krasniqi: Jam në formë të mirë, e pres thirrjen nga Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Krasniqi ka thënë se pret një thirrje nga ekipi kombëtar i Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 në fund të këtij muaji, pas formës së mirë nëpër të cilën po kalon me gjigantin rumun Cluj.

Sulmuesi anësor nga Malisheva, i cili iu bashkua kampionit të Rumanisë në janar nga kampioni i Kosovës Ballkani, është duke e gëzuar formën jetësore në ligën elitare rumune, Superliga.

Krasniqi nuk e ka bërë asnjë paraqitje zyrtare për Kosovën dhe ka të drejtë të luajë për cilëndo kombëtare në botë.

Por 24-vjeçari, i cili i ka shënuar tri gola në tetë paraqitjet e para në Superligë për Cluj, thotë se po e pret Kosovën.

Jam në formë të mirë tani dhe po e pres ftesën nga Kosova. Është kënaqësi e veçantë të luajë për shtetin tim”, tha Krasniqi duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të Cluj të premten.

Ndër kundërshtarët e Kosovës në Grupin I kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm është pikërisht Rumania, përveç Zvicrës, Izraelit, Andorrës dhe Bjellorusisë.

Kosova do ta hapë fushatën e dytë kualifikuese për evropian më 25 mars si mysafire e Izraelit, para se të presë Andorrën në Prishtinë tri ditë më vonë më 28 mars.

Për Krasniqin, i cili e ka bërë një paraqitje për Kosovën në një ndeshje miqësore kundër Ishujve Farore në nëntor të vitit të kaluar, kishte thashetheme se ishte thirrur nga Shqipëria javë më parë.

Por lajmi ishte mohuar shpejt nga menaxheri i tij, Kastriot Telaku, për Gazetën Nacionale.

"Nuk është e vërtetë, s'jemi tu e prit Shqipërinë dhe as nuk kemi marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e marsit".

"Dëshira e Ermalit vazhdon të jetë ta përfaqësojë Kosovën", deklaroi shkurtimisht ai për Nacionalen.

Lajme të ngjashme