Ermal Krasniqi vazhdon superformën në Rumani, shënon gol të bukur
Ylli kosovar Ermal Krasniqi është duke vazhduar formën e lartë te skuadra rumune CFR Cluj, duke shënuar ndaj UTA Arad.
Anësori këmbëshpejtë shënoi pas vetëm 15 minutave lojë për të kaluar Clujin në epërsi.
Pas një aksioni të shpejtë, Deac provoi një pasim brenda zonës që u devijua dhe nga topi i kthyer, Krasniqi me një goditje të saktë mposhti portierin mysafir Kucher.
GOL!
— Romanian Football (@RoFtbl) March 2, 2023
There’s no stopping 24yo winger Ermal Krasniqi with his third goal for CFR Cluj 🚂 to put them up over UTA from minute 15
He finishes well first-time after Deac does well to pass thru to Janga but it is cleared to the top of the boxpic.twitter.com/pdb8Q5Ww4k
Për Krasniqin ky është goli i tretë në elitën e futbollit rumun derisa ka të regjistruar edhe një asistim.
Ndërkohë, nuk do të ishte befasi nëse Krasniqi do të ftohej te Kosova për kualifikueset e Kampionatit Evropian "Euro 2024".
Kujtojmë, ish ylli i Ballkanit vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Cluji gjatë afatit kalimtar me disa skuadra italiane që po e vëzhgojnë dhe Mallorca e Spanjës.
Raportohet në mediat rumune se kartoni i Krasniqit tani vlen hiq më pak se 5 milionë euro dhe mund të rritet nëse vazhdon kjo formë e lartë. Kujtojmë, Ballkani ka 15 për qind të fitimit në shitjen e radhës.