Erling Haaland shfaq shenjat e plagëve pas betejës me Yerry Minën
Erling Haalandi i ka vënë në dukje shenjat e plagëve pas një beteje të egër me mbrojtësin Yerry Mina gjatë fitores së Manchester City 3:0 kundër Evertonit në Premierligë.
Haalandi luajti 78 minuta dhe e shënoi golin e dytë të skuadrës së Pep Guardiolës të dielën në Merseyside.
Gjatë ndeshjes, sulmuesi norvegjez pati duele të vazhdueshme me mbrojtësin tejet garues të Evertonit.
Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi kolumbian u akuzua nga trajneri Pep Guardiola për sjellje të panevojshme.
Haalandi e zhveshi fanellën dhe u fut në fushë cullak sipër e lartë për t’i përshëndetur tifozët mysafirë, duke shfaqur plagët nga përballja me Minën.
Haalandi kishte një duel tjetër të vështirë fizik, me mbrojtësin e Real Madridit Antonio Rudiger, në barazimin 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën e kaluar.

Pra, ka mundësi që ato shenja t’i këtë nga secila prej këtyre dy ndeshjeve.
Por Mina e përdori gjatësinë e tij prej 1.95 metra dhe forcën fizike gjatë tërë ndeshjes në përpjekje për ta ndalur Haalandin.
Guardiola e akuzoi Minën se e goditi sulmuesin e tij me duar gjatë ndeshjes dhe u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes për ta konfrontuar atë.

